Bota
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2019
Pasaportat në secilin vend të botës mund të jenë krijuar për një qëllim të njëjtë, por ato dallojnë nga shteti në shtet, shkruan albinfo.ch.
Disa pasaporta mund të jenë si çelës që iu hapin shumë dyer të botës, por disa të tjera iu ofrojnë shumë më pak qasje nëse nuk keni vizë.
Hendley Passport Index edhe këtë vit ka bërë matjet për secilin shtet, duke treguar se me cilët pasaporta iu ofrohet më shumë qasje nëpër botë.
Për vitin 2019, në vendet e para qëndrojnë këto shtete:
Japonia dhe Singapori qëndronjë në krye të listës. Nëse keni pasaportë nga këto vende, mund të udhëtoni pa viza në 189 destinacione.
Finlanda, Gjermania dhe Koreja e Jugut qëndojnë në vendin e dytë me një dallim të vogël: me pasaportat e këtyre vendeve mund të udhëtoni lirshëm në 187 shtete.
Danimarka, Italia dhe Luksembrgu janë në vendin e tretë. Pasaportat e këtyre shteteve iu mundësojnë udhëtim pa viza në 186 shtete.
Kurse pasaportat e shteteve si Franca, Spanja dhe Suedia, iu ofrojnë qasje në 185 shtete.
Në vendin e pestë është renditur Zvicra, Austria, Holanda dhe Portugalia, me pasaportat e së cilave mund të udhëtoni në 184 shtete, përcjell albinfo.ch.
Belgjika, Kanadaja, Greqia, Irlanda, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, mbajnë vendin e gjashtë. Me pasaporta të këtyre vendeve, ju keni qasje pa viza në 183 shtete.
Me një dallim shumë të vogël, në vendin e shtatë është renditur Malta. Ani pse një shtet i vogël gjeografikisht, Malta ka një pasaportë të fuqishme, që iu lejon të udhëtoni pa viza në 182 shtete.
Pas Maltës pason Republika Çeke, me pasaportën e së cilës mund të udhëtoni në 181 shtete.
Pasaportat e Australisë, Islandës, Lituanisë dhe Zelandës së Re, iu mundësojnë qasje në 180 shtete.
Dhe vendin e dhjetë e mbajnë Lituania, Sllovakia dhe Sllovenia. Me pasaporta të këtyre vendeve, ju udhëtoni pa viza në 179 shtete.
Maqedonia e Veriut qëndron e 46-ta në listë, me një pasaportë që ofron qasje në 123 vende. Ndërkaq, Shqipëria është renditur në vendin e 52-të. Me një pasaportë shqiptare, mund të udhëtoni pa viza në 113 shtete. Kurse Kosova, për këtë vit është renditur në vendin e 100-të, me pasaportën e së cilës mund të udhëtoni në vetëm 41 shtete, përcjell albinfo.ch, duke iu referuar të dhënave nga Henley Passport Index.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit Liri zotëron me elegancë pianon dhe me paraqitjet e tij dinjitoze, është duke mahnitur publikun dhe... -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











