Kosova
Pasditja e së shtunës: Më pak pritje në pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë, në përditësimin e fundit ka bërë të ditur se pasditën e sotme janë regjistruar më pak pritje nëpër pikat kufitare në daljë të Kosovës.
Nga dy deri në tre orët paraprake sa kanë qenë pritjet ditëve të kaluara dhe orët e paraditës së sotme, tashmë pritjet variojnë nga 30 deri në 40 minuta, transmeton albinfo.ch.
Pritjet më të gjata raportohet se janë në dalje të Kosovës te Muçibabë – nga 30 deri në 40 minuta.
Nga 20 deri në 30 minuta janë pritjet te Dheu i Bardhë dhe nga 10 deri në 15 minuta në dalje të Kosovës në Merdarë.
Nëpër pikat tjera kufitare nuk janë regjistruar pritje të gjata.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












