Maqedonia
Patentë-shoferët e Maqedonisë shumë shpejtë do të njihen në Gjermani
Lidhur me njohjen reciproke të patentë shoferëve të Maqedonisë nga Republika Federale e Gjermanisë, ai njoftoi se të gjitha pengesat ligjore janë mënjanuar dhe se pritet që shumë shpejt të nënshkruhet edhe memorandumi midis dy shteteve
Zëvendës ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu i ftuar në emisionin “Different” me gazetarin Destan Jonuzi, ka folur për luftën e pakompromis dhe orientimin strategjik të policisë për të goditur krimin, përfaqësimin e shqiptarëve në strukturat e MPB-së dhe njësitë e saj speciale, bashkëpunimin e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë me atë të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, por jo vetëm edhe për njohjen reciproke të letërnjoftimeve të Maqedonisë nga Republika Federale e Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Nuhiu thotë se Ministria e Brendshme është orientuar që të zbatojë ligjin deri në shkronjën e fundit, pa asnjë përjashtim, pa asnjë kompromis, do të goditen të gjithë ata që janë kryerës, apo shtynin apo ndihmojë çdo profil të krimit në shoqëri.
Duke folur për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në Ministrinë e Brendshme, Nuhiu thekson se çështje e përfaqësimit të drejt dhe adekuat është një vlerë Kushtetuese dhe një vlerë afirmative që ka ardhur nga marrëveshja e Ohrit, pikërisht për një qëllim eliminimin e një pa barazie faktike që ka ndodhur në fushën e punës dhe marrëdhënies së punës, edhe në kuadër të Ministrisë së Brendshme.
I pyetur për të komentuar bashkëpunimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë me atë të Kosovës dhe Shqipërisë, Nuhiu nënvizon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka për objektiv që të ketë raporte të mira ndërfqinjësore.
“Në këtë kontekst dua të them që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përpos që ka komunikim të shkëlqyer me të gjitha vendet fqinje, në mënyrë të veçantë kemi raporte të shkëlqyera me Kosovën dhe me Shqipërinë. Kemi arritur që të bëjmë njohjen e patentë shoferëve me Shqipërinë është në procedurë njohja reciproke e patentë shoferëve edhe me Kosovën, kemi shembur barrierat dhe kemi arritur që lëvizja e qytetarëve, gjegjësisht kalimi i kufijve të bëhet vetëm se me letërnjoftime”, thotë Nuhiu.
Lidhur me njohjen reciproke të patentë shoferëve të Maqedonisë nga Republika Federale e Gjermanisë, ai njoftoi se të gjitha pengesat ligjore janë mënjanuar dhe se pritet që shumë shpejt të nënshkruhet edhe memorandumi midis dy shteteve.
“Unë e kuptojë shqetësimin e qytetarëve të cilët përkohësisht po punojnë në Gjermani në lidhje me këtë mundësi përkatësisht me këtë paraqitje që ne e kemi bërë si angazhimin tonë. Ka qenë edhe iniciativa e vet qytetarëve që të inicohet njohja reciproke e patentë shoferëve në shtetin e Gjermanisë, ka pasur pengesa teknike të cilat kanë qenë si pasojë, të rezultuara nga vet rregullativa ligjore. Janë miratuar ndryshimet ligjore, është siguruar baza ligjore, dhe sipas informatave të mija tani po zhvillohen bisedime me ambasadën e Gjermanisë që të parashikohen modalitetet. Jam optimist se shumë shpejt do të kemi nënshkrimin e memorandumit përkatësisht marrëveshjes për njohjen reciproke të patentë shoferëve me Gjermaninë”, theksoi zv/ministri Nuhiu.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Gjermani
Kosova synon investime gjermane, “Future Industry Minds” forcon lidhjet ekonomike
Jeta në Zvicër
-
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 Studimi i platformës Comparis paralajmëron një rritje mesatare prej 3.7 për qind të primeve, megjithëse më... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale












