Të tjera
Pavarësia e Kosovës në dritën e dokumenteve të arkivës së Londrës
Në Londër është promovuar libri i autorëve Robert Elsie dhe Bejtullah Destani i titulluar “Kosova një histori dokumentare, nga luftërat ballkanike në luftën e dytë botërore”, i cili flet për raportet e krimeve të Serbisë midis viteve 1912-1945 nën dritën e dokumenteve të panjohura nga Arkivat Kombëtare në Londër. Aty u tha se rruga për identitet dhe pavarësi e shtetit më të ri në Evropë, ka qenë e gjatë dhe e hidhur.
Në këtë ceremoni autorët kanë thënë se vetëm kush njeh të shkuarën mund të kuptojë të tashmen dhe t’i jap formë të ardhmes. “Kjo është e vërtetë sidomos në Ballkan”. Gjithashtu u theksua se kujt do që i intereson për të njohur fatin e Kosovës për t’u shkëputur nga Serbia, duhet të fillojë nga ky libër.
“Çfarë ka bërë Serbia nga 1912-1945. Libri është kryesisht me dokumenta britanike për situatën se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë këtyre viteve. Tregon vrasjet, vuajtjet dhe shumë probleme të tjera të çështjeve të kolonizimit dhe shpërnguljeve të qytetarëve të Kosovës”, thotë studiuesi Destani.
Libri është botuar nga Tauris në marsin e këtij vitit në Londër e është hartuar nga i ndjeri Robert Elsie, ekspert në fushën e studimeve shqiptare. Studiuesi Bejtullah Destani prezanton në Muzeun Historik Kombëtar edhe studimin “Letra shqiptare” të arkeologut britanik Artur Evans që sërish e çon lexuesit në epokën e nacionalizmit dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtë të fundit Destani ka në duar një botim me rreth 1400 faqe dokumente.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore