Shkurt.ch
Pensionet zvicerane atraktive për shtetasit e BE-së
Si rezultat i Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjës së Personave, qytetarët e BE dhe EFTA janë të përjashtuar nga rregulli që për të fituar pensionin zviceran, të kenë punuar së paku 10 vjet në Zvicër
Për shkak se shuma e pensioneve të tyre ishte shumë e ulët në vendin e tyre, qytetarët e BE-së ishin të gatshëm të vijnë në Zvicër.
Veprimi i qytetarëve të BE është i ligjshëm: Edhe pse të huajt do të duhet të kishin jetuar dhjetë vjet pa ndërprerje në Zvicër, me qëllim që të kërkonin përfitime plotësuese. Megjithatë, si rezultat i Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjës së Personave, qytetarët e BE dhe EFTA janë të përjashtuar nga ky rregull.
Sipas Luzerner Zeitung në zyrën e kompensimit Zug raportojnë për raste të tjera të ngjashme. “Sigurisht, nëse këto raste rriten, shpenzimet e skemave sociale do të vazhdojnë të rriten”, thotë Sturm, transmeton albinfo.ch. “Dhe fondet sociale financohen nga paratë e taksapaguesve”, thotë Livia Sturm, zyrtare e komunikimit e zyrës së kompensimit Zug.
Sebastian Frehner nga SVP thotë se është i shqetësuar nga sistemi aktual: “Emigracioni nuk është e keq në vetvete, por tërheq disa njerëz të gabuar” ndërsa zviceranët, të cilët me vite kanë paguar kontributet e tyre, nuk do të kuptojnë se si sistemi mund të shfrytëzohet në këtë mënyrë”.
Prandaj ai kërkon që vetëm ata persona që kanë paguar kontributet e AHV për të paktën pesë vjet të kënë të drejtë në pensionet zvicerane.
“Nga gjithsej 204’800 AHV pensionistë në Zvicër, 25,700 janë nga një shtet i BE-së apo i EFTA-s,” tha për 20 min Harald Sohns , zëdhënës i Zyrës Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV).
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











