Kosova
Për 7 muaj, në Kosovë nga diaspora janë dërguar 420 milionë euro
gjatë 7 muajve të parë të këtij viti në formë të remitancave në Kosovë kanë hyrë 420 milionë euro. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shtimi është 40 milionë euro
Paratë nga diaspora vazhdojnë të jenë burimi mbase kryesor i të ardhurave në Kosovë. Se nuk ka rënie të këtij trendi, përkundrazi ka një rritje, tregojnë të dhënat më të reja të Bankës Qendrore të Kosovës. Sipas saj, gjatë 7 muajve të parë të këtij viti në formë të remitancave në Kosovë kanë hyrë 420 milionë euro. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shtimi është 40 milionë euro.
Më tutje BQK tregon se gjatë muajit korrik në formë të remitancave në vendin tonë kanë ardhur 60 milionë euro dhe nga kjo shumë 13.6 milionë euro kanë ardhur përmes bankave komerciale, 24.6 milionë euro përmes agjencive për transferim të parave, si dhe 21.72 milionë euro përmes rrugëve të tjera, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Gjatë muajit qershor sipas të dhënave të BQK-së, në vendin tonë në formë të dërgesave kanë ardhur 71.1 milionë euro dhe nga kjo shumë 10.1 milionë euro janë dërgesa përmes bankave, 35.2 milionë euro janë transferime përmes agjencive, si dhe 25.7 milionë euro janë mjete që kanë ardhur përmes rrugëve të tjera.
Gjatë muajit maj në Kosovë kanë ardhur në formë të remitancave 67.6 milionë euro, në muajin prill kanë ardhur 57.9 milionë euro, në muajin mars kanë ardhur 64.7 milionë euro, gjatë muajit shkurt kanë ardhur 50.7 milionë euro, si dhe gjatë muajit janar në Kosovë në formë të dërgesave kanë ardhur 48 milionë euro.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard










