Lajme
Për cilat gjëra Zvicra mban rekordet për çmimet e larta
Zvicra mban disa rekorde botërore kur bëhet fjalë për mallra të shtrenjta
Ora
“Ndërsa çekiçi zbriti në 31 milionë dollarë (30.6 milion CHF), audienca shpërthyeu në brohoritje dhe duartrokitje “, shkruante Financial Times më 11 nëntor, ndërsa u vendos një rekord botëror në Gjenevë për çmimin më të lartë të një ore në ankand.
Ora ka shumë funksione dhe dallon nga të tjerat, derisa rekordi i mëparshëm ishte 2.5 milionë franga.Shtëpitë e ankandeve të Gjenevës janë të njohura për rekordet botërore, qoftë diamante apo verë, shkruan ‘swissinfo.ch’.
Çokollata
Një shufër prej 80g me çokollatë “La Chuorsa”, e bërë nga çokollata e Cyrihut, kushton CHF640 (645 dollarë). Me 8,000 CHF për kilogram, kjo u njoh nga lidhja “Guinness World Records” më 31 tetor si çokollata më e shtrenjtë në botë. Përbërësit përfshijnë shafranin e rritur në fshatin zviceran të Mundit, thërrime portokalli të kristalizuar dhe 68% çokollatë Chuao nga Venezuela, e cila, është shumë cilësore, përcjell albinfo.ch.
Ilaçi
Si mund të kushtojë një ilaç 2,1 milionë dollarë? Në maj, autoritetet amerikane miratuan një terapi nga kompania farmaceutike zvicerane Novartis për të trajtuar një sëmundje vdekjeprurëse të fëmijërisë, atrofi muskulore kurrizore, duke e bërë atë ilaçin më të shtrenjtë ndonjëherë.
A mund të justifikohet një çmim i tillë? CEO i Novartis, Vas Narasimhan argumentoi se terapitë e gjeneve ofrojnë shpresë për një kurë për sëmundjet gjenetike vdekjeprurëse me një dozë të vetme. Alternativa aktuale për atrofinë muskulore kurrizore merret katër herë në vit, duke kushtuar 750,000 dollarë për vitin e parë dhe më pas 350,000 dollarë një vit pas kësaj, pra rreth 4 milionë dollarë në dekadë.
Mishi
Zvicra ka çmimet më të larta të mishit në botë, sipas Indeksit të Çmimeve të Mishit 2017: 142% më e shtrenjtë se mesatarja globale – shumë më përpara se Norvegjia e përzgjedhur (64%). Pula është veçanërisht e kushtueshme.
Arsyet për këto çmime përfshijnë kostot e larta të prodhimit (pagat, energjinë, plehrat, faturat e veterinarisë, kostot e ndërtimit, sigurimin dhe ushqimin e kafshëve), si dhe respektimin e standardeve minimale të mirëqenies së kafshëve.
Për më tepër, çmimet janë përshtatur me ato që konsumatorët duket se janë të gatshëm të paguajnë. Sipas një studimi të vitit 2016, zviceranët janë të gatshëm të paguajnë deri në 27% më shumë për viçin lokal, pulën ose mishin e derrit sesa prerjet e importuara të mishit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga














