Lajme
Për diasporë, Komuna e Rahovecit punën edhe të shtunave
Sipas zyrtarëve komunalë në Rahovec, përveç zgjatjes së orarit të punës, nëse ka nevojë do të rritet edhe numri i punëtorëve. Krejt kjo thuhet se po bëhet që mërgimtarët të mos presin në radhë për t’u pajisur me dokumente të nevojshme
Për t’iu gjetur më afër bashkatdhetarëve dhe për t’iu kryer shërbime administrative, Komuna e Rahovecit ka zgjatur orarin e punës, e madje sipas paralajmërimeve, gjatë muajve të verës administrata do të punoj edhe të shtunave. Kjo zgjatje e orarit, sipas zyrtarëve, vlen vetëm gjatë muajit korrik dhe gusht.
Sali Sallteku është drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme në Komunën e Rahovecit. Ai ka thënë se kjo drejtori ka përgatitur planin për periudhën korrik-gusht dhe gjatë këtyre dy muajve me vendim të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi është vazhduar orari i punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë.
Ai thotë se përveç zgjatjes së orarit të punës, nëse ka nevojë do të rritet edhe numri i punëtorëve, krejt kjo do të bëhet që mërgimtarët, të mos presin në radhë për t’u pajisur me dokumente të nevojshme siç janë certifikatat, ekstraktet dhe dokumente të ndryshme të cilët lëshohen nga administrata Komunale e Rahovecit.
Sipas Salltekut, vazhdimi i orarit të punës është bërë sikurse edhe vitin e kaluar, dhe këtë vite është vazhduar orari i punës, nga ora 16 deri në ora 18:00, ndërsa të shtunën do të punohet prej orës 09:00 deri në ora 12:00.
“Vazhdimi e orarit të punës do të vlejë nga sot 18 korrik deri me 26 gushtë 2016”, thotë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj... -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve














