Kosova
Për dy javë në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19
Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 10 korrik deri më 23 korrik në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19, por nuk ka raportuar për ndonjë rast me falitet.
Nga IKSHPK-ja është thënë se numri më i madh i rasteve është regjistruar te grupmosha 30-39 vjeç, katër raste. Porse ka raportuar se ka raste pozitive edhe te fëmijët.
“Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, vende të ndryshme të botës dhe kontinentit evropian kanë regjistruar së fundi raste të reja të COVID-19, ndonëse intensiteti i tyre nuk ka reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo ngarkesa të tjera të theksuara shëndetësore. Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen. Në Kosovë, në periudhën dy javore 10 – 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












