Shëndetësi
Për gjashtë muaj, rreth 700 pacientë kërkojnë shërim jashtë Kosovës
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, për shërim jashtë Kosovës kanë aplikuar 661 persona në Ministrinë e Shëndetësisë. Vetëm për këto raste janë shpenzuar rreth 5.3 milionë euro.
Këto të dhëna i ka bërë të ditura Albatrit Matoshi, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, sipas të cilit, fondi vjetor për shërim jashtë vendit për pacientët është rreth 7 milionë euro.
Ndryshe, sëmundjet malinje, leukemitë akute dhe operacionet e zemrës për fëmijë, janë vetëm disa nga sëmundjet për të cilat institucionet publike shëndetësore nuk po mund të ofrojnë trajtim brenda vendit.
“Gjatë vitit 2019, në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, respektivisht programin e trajtimit jashtë institucioneve publike shëndetësore kanë aplikuar 661 persona. Më së shumti ndihmë financiare po kërkojnë për sëmundjet që lidhen me oftalmologji, ortopedi, onkologji e pediatri, por edhe sëmundje të tjera. Shuma e aprovuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore është 5.3 milionë euro”, tha Matoshi.
Mungesa e besueshmërisë në institucionet publike shëndetësore shtyn në vazhdimësi qytetarët që t’i kërkojnë shërbimet e tyre mjekësore nëpër spitalet private apo në qendrat mjekësore në vendet e rajonit, por edhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Gjatë vitit të kaluar për shërim jashtë Kosovës kanë aplikuar 1 mijë e 432 persona. Sipas të dhënave zyrtare, për trajtimin e pacientëve jashtë Kosovës janë shpenzuar rreth 9 milionë euro.
Në Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla thotë se në përgjithësi, qytetarët për nevoja të ndryshme shëndetësore shpenzojnë nga 150 deri në 200 milionë euro jashtë institucioneve publike shëndetësore./REL
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? Referendumi i planifikuar për 14 qershor 2026 lidhet me një iniciativë që synon kufizimin e popullsisë... -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar













