Lajme
Belgjikë: Ngarkesa në spitale, kërkohet ndihmë nga gjermanët
Mediat gjermane kanë shkurar se Ministria e Shëndetësisë së Belgjikës ka thënë se njësitë e kujdesit intensiv po luftojnë për të përballuar valën e tretë të infeksioneve nga koronavirusi, prandaj i ka kërkuar ndihmë Gjermanisë për trajtimin e pacientëve, sipas një zyrtari belg të Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Gjermania kishte pranuar pacientë me koronavirus nga Belgjika në nëntor të vitit të kaluar, kur atje kishte një valë të pandemisë.
Edhe në fillim të kësaj jave, Gjermania pranoi sërish pacientë që vuanin nga COVID-19, të cilët u dërguan në një qytet të afërt kufitar.
“Gjermania është përgatitur të marrë përsipër pacientët”, ka thënë zyrtari belg, Marcel Van der Auwera.
Van der Auwera tha se personeli i spitalit në Belgjikë ishte “i rraskapitur dhe se kishin dalë prej vetes së tyre”. Por, ai nuk specifikoi se sa pacientë mund të transferohen në spitalet gjermane.
Po ashtu, Van der Auwera shtoi se kishte vetëm 82 shtretër aktualisht në dispozicion në njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë vendin.
Sidoqoftë, Belgjika ende planifikon të lehtësojë kufizimet në javët e ardhshme, shkruan DW.
Ndërkohë, kryeministri Alexander De Croo konfirmoi të premten se restorantet dhe kafenetë do të rihapnin tarracat e jashtme nga 8 maji, me katër persona të lejuar në tryezë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













