Kosova
Për katër muaj, mbi 21 mijë raste të gripit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se për katër muajt e fundit, janë regjistruar më shumë se 21 mijë raste të gripit sezonal.
Sipas një njoftimi nga IKSHP, situata është nën kontroll por ekziston mundësia e rritjes së rasteve për shkak të gjendjes klimatike, transmeton Albinfo.ch.
IKSHP ka njoftuar se prej 1 tetorit 2017 e deri më 21 janar 2018 janë raportuar 21350 raste të dyshimta për grip (ILI), 3036 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 54 raste SARI (Sëmundje e Rëndë Respiratore Akute).
Më së shumti raste gripi janë regjistruar në Prishtinë, Prizren dhe Podujevë, por sipas IKSHP-së asnjëra s’e ka kaluar pragun epidemik.
Ky institut ka rekomanduar që njerëzit të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta e vitamina.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















