Shqipëria
Për të dalë në BE, fshihen mes rrobave
Katër persona, të cilët janë të parregullt në vendet e BE-së, kanë zgjedhur të kalojnë kufirin shqiptar përmes portit të Durrësit, duke u fshehur mes konfeksioneve dhe makinerive në një kamion.
“Janë vënë në dijeni edhe Specialistët e Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trailer, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke iu shmangur kontrollit kufitar”, thuhet në raportin e Policisë së Durrësit, përcjell albinfo.ch.
Policia arrestoi shoferin e kamionit, Mariglen Mema 24 vjeç nga Shijaku dhe Altin Hajdini 29 vjeç, nga Durrësi. Ndërkohë në trailer janë gjetur H.L. 32 vjeç, V.M. 34 vjeç, dhe F.V. 28 vjeç.
“Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, vijon policia.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë










