Kosova
Për të gjithë shqiptarët që duan viza pune, vjen lajmi i mirë nga Gjermania
Nga data 1 mars është vendosur që të lehtësohen këto procedura, në mënyrë që një vizë pune të arrihet të merret më shpejtë
Meqenëse shteti i Gjermanisë është padyshim një prej vendeve më të frekuentuara nga të rinjtë kosovarë për të gjetur ndonjë punë, qoftë ajo sezonale apo edhe më e gjatë.
Së fundi zyrtarët nga Gjermania kanë bërë të ditur se nga data 1 mars është vendosur që të lehtësohen këto procedura, në mënyrë që një vizë pune të arrihet të merret më shpejtë.
Në njoftimin e tyre thuhet se që nga kjo datë në Gjermani hynë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtorë të kualifikuar. Ligji i ri zgjeron mundësinë tashmë ekzistuese për punëmarrësit e kualifikuar nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, si Kosova, Shqipëria e vende të tjera, por që kërkojnë të fillojnë një marrëdhënie punësimi në Gjermani.
Duhet potencuar se Jan Freigang dhe Feride Ozdemir kanë realizuar së fundi një video në të cilën flasin për përpunimin e vizave profesionale.
Freigang tha se i pëlqen të shkojë drejtë Zyrës për Punë të Jashtme çdo të hënë, por që sot është edhe më e veçantë.
“Sot po kalojmë në hapësirën tonë të re, të një zyre tjetër me një ekip të ri për të filluar një detyrë të re dhe të mrekullueshme. Gjermani është vend që ka nevojë për punëtorë të aftë. Qoftë në kujdes shëndetësorë, në zanate, apo në industrinë e IT’së. Për këtë po bëhet edhe Ligji rreth Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar, i cili do të hyjë në fuqi më 1 mars të vitit të ardhshëm. Ne duam të sigurojmë bashkë me ekipin tonë të ri profesionistë se mund të marrin një vizë për hyrje në Gjermani”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Nga ana tjetër Ozdemir tha se në disa vende njerëzve u duhet të presin shumë gjatë për shkak të kërkesës për vizë dhe se për këtë arsye dëshirojnë të mbështesin dhe lehtësojnë ambasadat dhe konsullata nga Berlini duke marrë përsipër përpunimin e kërkesave për viza nga specialist të shumtë.
“Në praktikë kjo funksionon në atë mënyrë që aplikimi të bëhet në Ambasadë, ne bëjmë provimin në Berlin dhe nëse gjithçka është siç duhet, Ambasada e jep vizën. Jam e kënaqur që jam pjesë e një prezantimi të ri që nga fillimi dhe do të punoj në një ekip ku njohuritë specifike për vendet nga e gjithë bota mblidhen në një vend”, shtoi ajo, transmeton albinfo.ch.
https://www.facebook.com/AuswaertigesAmt/videos/2484643928474472/
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












