Integrimi
Për tre muaj rreth 140 kosovarë pajisen me pasaportë austriake
Interesimi i qytetarëve kosovarë për t`u pajisur me pasaporta të huaja po shtohet çdo ditë e më shumë. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2015, në Austri 136 qytetarë të Kosovës janë pajisur me pasaportë austriake, raporton “albinfo.ch”.
Në përgjithësi sipas statistikave austriake është shënuar rritje prej 10 për qind e marrjes së pasaportave austriake nga të huajt në krahasim me tre mujorin e vitit të kaluar.
Gjatë muajve janar – mars të vitit 2014, pasaportë austriake kanë marrë 1751 qytetarë, ndërsa gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, 1925 të huaj.
Sipas medieve austriake të gjithë “austriakët e rinj” kanë fituar të drejtën e tyre legale duke qenë të integruar sipas sistemit austriak dhe qëndrimit të tyre prej së paku gjashtë viteve të rregullta në Austri.
Për këtë vit rritje në përqindje kishte më së shumti në landin (njësinë federale) Burgenland. Në tre mujorin e vitit 2014 në këtë vend kishin marrë pasaportë austriake vetëm tre persona, ndërsa në tre mujorin e këtij vitijanë lëshuar 48 pasaporta austriake. Në vendin e dytë është Vorarlberg me (plus 29,9 për qind), e ndjekur nga Tirol me (plus 23,8 për qind), Kartner me (plus 18,8 për qind), Vjenë (plus 10.7 për qind) dhe Steiermark (Plus 10,3 për qind). Në Austri të Epërme, kishte vetëm 1,7 për qind rritje, në Salzburg ( minus 8,1 përqind) dhe në Austrinë e ultë (minus 2,1 për qind) të marrjes së pasaportës austriake.
Vendet e origjinës së të huajve që kanë marrë pasaportë austriake
Vendi i origjinës, pjesëtarët e të cilit më së shumti janë pajisur me pasaportë austriake është Bosnja dhe Hercegovina (279), Turqia (247), Serbia (139), dhe Kosova (136). 270 persona të tjerë që edhe më herët kanë qenë qytetarë të BE-së por që janë pajisur edhe me pasaportë austriake janë rumunët (49), gjermanet (40) dhe hangarët me (28) persona.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












