E-Diaspora
Përdor Masakrën e Reçakut për të fituar pa të drejtë pensionin invalidor në Zvicër!
Mes tjerash ai ka përmendur si argument për sëmundjen e tij edhe masakrën e Reçakut. Ndonëse ai nuk ka qenë aty, i ka parë kufomat
I akuzuari B.O, në Zvicër kishte ardhur në fillim të viteve 2000. Kishte një vend pune me kohë të kufizuar deri në fund të vitit 2002 në një firmë në Belp, Kantoni i Bernës. Por në nëntor të vitit të përmendur ai paraqitet i sëmurë dhe nuk shkon në punë. Pak kohë më parë ishte vizituar te një mjek në Bernë të cilit i rregën se nuk mund t`i heqë nga koka pamjet e luftës në Kosovë! Mjeku ia dokumenton se ai vuan nga një gjendje depresioni, shkruan gazeta jungfrauzeitung, (e cila e prezanton B.O. si serb!)
Pastaj kosovari ka vizituar mjek pas mjeku, duke u prezantuar atyre rrëfime të ndryshme. Mes tjerash ai ka përmendur si argument për sëmundjen e tij edhe masakrën e Reçakut, në të cilën ishin vrarë mbi 40 shqiptarë, transmeton albinfo.ch. Ndonëse ai nuk ka qenë aty, i ka parë kufomat, thuhet në përshkrimin që e ka bërë para mjekëve. Kështu, në vitin 2004 autoriteti për Pensione Invaliditeti në Bernë vjen në përfundimin se B.O. vuan nga “një gjendje depresioni e shkallës së mesme, e kombinuar me një çrregullim personaliteti” dhe për këtë arsye është 100 për qind i paaftë për punë.
Kështu, ai deri për disa vite merr pension nga fondi i invaliditetit, deri sa në vitin 2010 një mjek i angazhuar nga shteti vjen në një konstatim tjetër. Në diagnozën që shkruan ai thuhet se B.O. është një person i cili e simulon sëmundjen nisur nga një motiv që kuptohet qartë, përcjell albinfo.ch Ai thotë po ashtu se nuk ka nevojë fare për analizë psikiatrike në këtë rast pasi që bëhet fjalë “me siguri të madhe për një sjellje artificiale”.
Me gjithë faktin se mbrojtja u përpoq të prezantonte këtë ekspertizë si të vetmen negative në mesin e shumë tjerave pozitive, kryetari i trupit gjykues i besoi pikërisht kësaj ekspertize. Sipas tij, rrëfimet mbi sëmundjen e B.O. përbëjnë inskenime dhe se ndërtesa e gënjeshtrave në këtë rast është shumë komplekse.
Shuma e parave të cilën ai do ta tërhiqte sikur të vazhdonte t`i besohej rrëfimit mbi sëmundjen e tij, sipas gjykatës arrin në 1.5 milion franga ndërsa ai ka mundur ta tërheqë deri në momentin e kapjes, rreth një të tretën e kësaj shume.
B.O është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Thun me tre vjet e dhjetë muaj burg efektiv dhe duhet të paguajë shpenzimet e procedurës prej 14.150 frangash
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












