Lajme
Përfundon biseda mbi njëorëshe mes Biden dhe Putin për Ukrainën
Kjo bisedë u zhvillua për të shmangur përpjekjet në atë që ShBA-të po e quajnë rrezik të një sulmi rus në Ukrainë.
Ka mbaruar biseda telefonikes mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.
Shtëpia e Bardhë njofton se biseda telefonike zgjati pak mbi një orë, përcjell Albinfo.ch.
Kjo bisedë u zhvillua për të shmangur përpjekjet në atë që ShBA-të po e quajnë rrezik të një sulmi rus në Ukrainë.
Thirrja midis dy liderëve vjen disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika shtohet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme, transmeton Klan Kosova.
Putin dhe Biden folën për herë të fundit në telefon në fund të vitit të kaluar. Para kësaj, më 7 dhjetor, ata kishin negociuar përmes video-konferencës.
Ndërsa, takimi i parë ballë për ballë midis Putinit dhe Bidenit si krerët e shteteve u zhvillua në Gjenevë në qershor 2021./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz













