Kriza në Ukrainë
Përfundon bllokada e grurit: Kievi konfirmon marrëveshjen me OKB-në dhe Turqinë
Por “Ukraina nuk po nënshkruan asnjë dokument me Rusinë”. Kështu ka shkruar në Twitter këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak
Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord me Kombet e Bashkuara dhe Turqinë për një zgjidhje për eksportin e miliona tonëve drithë nga Ukraina e shkatërruar nga lufta. Rusia dhe Ukraina nënshkruan veçmas marrëveshjet përkatëse të premten në Stamboll, të ndërmjetësuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres.
Ukraina dëshiron të nënshkruajë me Kombet e Bashkuara dhe Turqinë marrëveshjen për eksportet e grurit nga portet e saj të bllokuara në Detin e Zi, individualisht. “Ukraina nuk po nënshkruan asnjë dokument me Rusinë”, transmeton albinfo.ch. Kështu ka shkruar në Twitter këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak.
Sipas tij, Turqia dhe Kombet e Bashkuara kanë lidhur një traktat me Rusinë. Podoliak gjithashtu përjashton kategorikisht përfshirjen e anijeve ruse dhe praninë e përfaqësuesve të Moskës në portet e Ukrainës: “Në rast provokimi, do të ketë një përgjigje të menjëhershme ushtarake”. Nëse është e nevojshme, të gjitha kontrollet do të kryhen në ujërat turke nga “grupe të përbashkëta”, shkruan srf.ch
Një marrëveshje për eksportet e grurit që përfshin Ukrainën, Rusinë, Turqinë dhe OKB-në do të jetë lidhur në Stamboll, Turqi. Sipas burimeve ukrainase, aty janë përfshirë tre porte pranë qytetit të Odessa.
Ukraina kishte akuzuar Rusinë për bllokimin e porteve dhe rrjedhimisht bllokimin e eksportit të grurit me marinën e saj.
Organizatat humanitare kishin frikë nga uria për shkak të situatës, veçanërisht në Afrikën Lindore, por edhe në pjesë të tjera të botës. Ukraina është ndër pesë eksportuesit kryesorë të grurit në botë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












