Lajme
Përfundon “drama” e arinjve
Të shtunën do të merren pesë arinjtë e fundit që gjenden në minikopshtin e restorantit “Te Ariu” në Veternik. Me këtë përfundon misioni i shpëtimit të arinjve të murrmë
Deri të shtunën në mbrëmje do të “shpëtohen” të gjithë arinjtë e murrmë që kanë qenë duke vuajtur nëpër mini-kopshtet e Kosovës. Kështu deklaruan për “albinfo.ch” zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), sipas të cilëve, sot pasdite janë transportuar tre arinj nga rajoni i Pejës.
“Ekipi nga MMPH dhe fondacioni “Katër Putrat” sot kanë transportuan tre arinj të murrmë nga rajoni i Pejës. Ata pasdite, pas orës 15 janë dërguar në strehimoren afër liqenit të Badovcit, duke iu bashkuar pesë arinjve të tjerë që ishin dërguar më herët”, tha Gëzime Hasani, zyrtare për informim në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ndërkaq, të shtunën më 1 qershor, siç tha ajo, do të merren edhe të pesë arinjtë që gjenden në minikopshtin e restorantit “Te Ariu” në Veternik afër Prishtinës. Me këtë, sipas saj, përfundon edhe i gjithë misioni i shpëtimit të kësaj specie të mbrojtur të natyrës së Kosovës.
“Me arinjtë që do të transportohen këtë fundjavë, numri i arinjve në strehimore do të arrijë në 13, që është edhe numri final i arinjve të identifikuar”, njofton zyrtarja për informim në MMPH.
Ndryshe, një muaj më parë, Fondacioni “Katër Putrat” me seli në Austri, në bashkëpunim me Ministrinë kosovare të Mjedisit, kanë filluar një mision shpëtimi për arinjtë e murrmë që mbahen të internuar në restorane dhe minikopshte në Kosovë.
Deri më tani janë konfiskuar pesë arinj të murrmë dhe janë vendosur në strehimoren e arinjve afër liqenit të Badovcit. Kjo strehimore është ngritur me qëllim të ofrimit të kushteve humane të jetesës për këta arinj.
Ariu i murrmë është kafshë e mbrojtur e natyrës së Kosovës. Lajmi për misionin e shpëtimit të arinjve të murrmë, sipas MMPH-së, është përhapur në rreth 130 media botërore, si një lajm shumë pozitiv për Kosovën
Mirëpo një lajm skandalozë është raportuar të ketë ndodhur disa ditë më parë në rajonin e Mitrovicës, kur dy gjuetarë i kishin vrarë dy arinj të murrmë ndërsa ishin dënuar me një dënim simbolik prej 200 eurosh dhe ishin lënë të lirë.
Ky dënim ishte konsideruar skandaloz nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila ka parashtruar ankesë ndaj këtij vendimi të gjykatës, pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ministra kërkon dënim sipas Kodit penal të Kosovës, deri në 2 vjet burg.
“Ne si Ministri e Mjedisit do t’i ndjekim të gjitha rrugët e mundshme ligjore dhe do të kërkojmë dënimin maksimal që lejohet me ligj ndaj këtyre personave. Ne konsiderojmë se kjo është vrasje mizore dhe shkatërrim i pasurisë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Ministri Dardan Gashi.
Ndryshe, vrasja e këtyre dy arinjve, e veçanërisht dënimi minimal i gjuetarëve kishte ngjallë reagime nëpër shumë media evropiane
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë













