Lifestyle
Përfundon ëndrra e Tina Ramës në “The voice of Holland”
"Për fat të keq unë nuk jam më në garë, por unë e kam shijuar atë! Shfaqja mund të ketë mbaruar, por sigurisht unë nuk do të pushoj së kënduari! Faleminderit për mbështetjen!", ka shkruar Tina Rama në rrjetet sociale
Talentja kosovare e muzikës, Tina Rama është eliminuar nga gara e “The voice of Holland”, transmeton albinfo.ch. Ajo ishte shumë pranë që të shkonte në netët live por, nuk arriti ta kalonte fazën e dueleve.
Përkundër kritikave të mira që mori nga juria dhe përkrahjes së publikut, Tina është dashur të pajtohet me fatin. Ajo mbrëmë së bashku me konkurrenten tjetër Tjindjara kanë kënduar këngën e Sia-s “She Wolf”, por në fund trajneri Ali B nuk e zgjodhi kosovaren.
Megjithatë kjo nuk do ta ndajë Tina Ramën nga kënga. “Për fat të keq unë nuk jam më në garë, por unë e kam shijuar atë! Shfaqja mund të ketë mbaruar, por sigurisht unë nuk do të pushoj së kënduari! Faleminderit për mbështetjen!”, ka shkruar Tina Rama në rrjetet sociale.
Për suksesin e vajzë së tyre kanë shkruar edhe prindërit e Tinës të cilët kanë thënë se ajo i ka bërë ata që të ndihen krenarë.
https://www.youtube.com/watch?v=UNYg7NqVx5Y
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











