Shkurt.ch
Përfundon greva e të burgosurve, pranohet kërkesa e tyre për dhomën “e kontakteve intime”
Ndërkohë, drejtori i burgut ka bërë të ditur se është pranuar kërkesa e grevistëve për t`ua siguruar dhomën e përmendur. Kërkesat tjera të tyre nuk janë pranuar
50 të burgosur nga gjithsej 180 persona sa vuajnë dënimin në burgun Thorberg afër Bernës, nga 17 nëntori kanë qenë në grevë. Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, ata kishin kërkuar tu lejohej një dhomë për kontakte intime, t`u shtoheshin të ardhurat dhe ushqimi.
Ndërkohë, drejtori i burgut, Thomas Egger ka bërë të ditur se është pranuar kërkesa e grevistëve për t`ua siguruar dhomën e përmendur. Kërkesat tjera të tyre nuk janë pranuar nga drejtoria e burgut.
Tetë udhëheqësit e grevës janë izoluar nga grevistët tjerë, në reparte tjera, transmeton albinfo.ch. Ndërsa grevistët tjerë janë mbyllur në qelitë e tyre dhe nuk kanë të drejtë qasjeje në mediet elektronike. Por, ata mbajnë të drejtën për qëndrim njëorësh në ajër të pastër.
Këto masa përfundojnë të hënën (sot) ka thënë Egger. Kështu, në mëngjesin e të hënës janë paraqitur në punë të gjithë të burgosurit, pa përjashtim. Atmosfera në mes të të burgosurve ka qenë e qetë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












