Kosova
Përfundon odisejada e zgjedhjeve në Istog, fiton Haki Rugova i LDK-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultat përfundimtare të rivotimit për raundin e dytë për kryetar të komunës së Istogut, duke shpallur Haki Rugovën, kryera të Komunës
Odisejada e zgjedhjeve në Istog për kryetar të Komunës ka përfunduar sot, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori rezultatin përfundimtar, duke shpallur fitues Haki Rugovën e LDK-së, edhe për një mandat 4-vjeçar. Rugova në zgjedhjet e përsëritura ka fituar ndaj Gani Dreshajt të AAK-së për vetëm 14 vota. Kjo ishte gara më e ngushtë komunale në 18 vjetët e pasluftës.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka thënë se në bazë të rezultateve përfundimtare, Haki Rugova nga LDK ka marr 10033 vota , ndërsa Gani Dreshaj nga AAK ka marr 10019 vota. Me vetëm një votë kundër janë miratuar këto rezultate, ndërsa sipas Dakës nga sot rrjedh edhe afati prej 24 orësh për ankesa lidhur me këto rezultate.
“Kandidati Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë gjithsejtë 10 mijë e 33 vota apo 50.03 për qind, ndërsa kandidati Gani Dreshaj nga subjekti Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 10 mijë e 19 vota apo 49.97 për qind”, ka thënë Daka, citon rtk.
Ajo shtoi se në bazë të statistikave, numri i votuesve të regjistruar është 47 mijë e 483, numri votueseve të cilët kanë votuar në secilin vend votim është 19 mijë e 869, numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendit është 505, kurse pjesëmarrja në votime 42.73 për qind.
Numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 20 mijë e 52, fletëvotime të pavlefshme 139 dhe numri I fletëvotimeve të zbrazëta 11, tha ajo.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














