Kosova
Përfundon takimi, s’ka marrëveshje VV-LDK
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka njoftuar mediat se ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa. As pas këtij takimi nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes dy subjekteve që po bisedojnë për formim të Qeverisë.
Mustafa tha vetëm se liderët janë pajtuar që të shpeshtojnë takimet, pa treguar se cilat janë mosmarrëveshjet që edhe më tutje po pengojnë formimin e koalicionit.
“Takimi në mes dy liderëve që ka filluar në orën 17:00 tanimë ka përfunduar. Të dy liderët janë pajtuar për intensifikim të takime deri në arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë”, tha Mustafa, transmeton Express.
Ndërkaq edhe Vetëvendosje ka dalë me një njoftim të shkurtër, ku thotë se Mustafa e Kurti u morën vesh për intensifikim takimesh, për çdo ditë.
“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e VV-së, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike












