Bota
Përgjakja në rrugët e Vjenës, e lidhur me mafian ballkanike
Policia austriake ka bërë të ditur se rrugët e Vjenës u përgjakën të premten për shkak të larjeve të hesapeve mes familjeve mafioze ballkanike.
Policia thjesht raportoi se bëhej fjalë për një vend të Ballkanit Perëndimor, pa specifikuar se cili, por dëshmitarët thanë se i plagosuri përsëriste në gjuhë sllave fjalën: “Vëlla! Vëlla!”
Një person u vra dhe një tjetër u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë, pas sulmit në një restorant të njohur, vetëm 200 metra larg Katedrales së Shën Stefanit, në qendrën historike të qytetit, transmeton “TCH”.
Personi i tretë, që ishte në restorant me viktimat gjatë sulmit, u mor në pyetje nga policia si dëshmitar okular. I dyshuari mbetet në arrati, përcjell albinfo.ch.
Banorët që po qarkullonin në qendër u përfshinë nga paniku, pasi u hamendësua menjëherë se bëhej fjalë për sulm terrorist.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet kriminaliteti në Graubünden Kriminaliteti në kantonin Graubünden ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas statistikave të policisë kantonale, janë... -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët














