Kosova
Përgjegjësitë e palëve në dialog, Lajçak: Kosova ta pranojë draftstatutin evropian
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se të dyja shtetet kanë listë të gjatë të obligimeve të papërmbushura nga marrëveshjet e kaluara, përcjell albinfo.ch.
Derisa ka theksuar përgjegjësitë që palët i kanë për t’i përmbushur, ka thënë se për Kosovën është ta pranojë draftstatutin evropian.
“Fokusi tani duhet të jetë në përparimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte e vonesa. Përgjegjësitë e palëve janë të qarta: i takon Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta pranojë draftstatutin evropian, dhe është në dorën e Serbisë të përmbushë obligimet e saj të shumta paralelisht, duke filluar nga njohja e simboleve të Kosovës, dokumentet dhe institucionet”, ka thënë Lajçak në një intervistë për median serbe Nova.
Së fundmi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pati thënë se draftstatuti për Asociacionin i propozuar nga BE-ja nuk është obligativ për Kosovën. Pati shtuar se BE-ja nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draftstatut. Kryeministri Albin Kurti është pajtuar në parim me përmbajtjen e draftit të ofruar nga Brukseli.
Lajçak beson se edhe Kurti, e edhe Vuçiqi mund të marrin vendime mbi normalizimin e marrëdhënieve pasi, siç ka dhënë ai, “të dy kanë mandate të fuqishme për të marrë vendime të vështira politike, të cilat procesi i dialogut i kërkon pashmangshëm”.
Sipas tij, “kompromise dhe fleksibilitet nevojiten për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve, si dhe vizion strategjik”.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?










