CH-Ballkani

Përkeqësohet gjendja e pastrimit të parave në Shqipëri

Instituti i Bazelit për Qeverisje (Basel Institute on Governance) ka publikuar edhe sivjet Indeksin Kundër Pastrimit të Parave në të cilën Shqipëria rezulton me përkeqësim të gjendjes.

Indeksi mat rrezikun e pastrimit të parave dhe financimeve terroriste, bazuar në të dhëna publike. Indeksi vlerësohet me pikë nga 0 (rrezik i ulët) te 10 (rrezik i lartë).

Shqipëria në listë ka 5.75 pikë, që është përkeqësim me vitin e shkuar, kur indeksi ishte 5.04.

Sa i përket Evropës, keq janë edhe Hungaria, Italia, Luksemburgu, Greqia dhe Austria, ndërsa Gjermania dhe Franca kanë përmirësuar pozitat e tyre. Hungaria është vendi që ka përjetuar rënien më të madhe në regjion.

Më së keqi në mesin e 146 vendeve të botës sipas këtij indeksi është Irani me 8.60 pikë, ndërsa më së miri është Finlanda me 3.04.

Zvicra është vlerësuar me 5.15 pikë në këtë indeks.

Për të parë rezultatet e sivjetme klikoni KËTU.