Shqipëria
Përkujtohet 30-vjetori i eksodit të shqiptarëve me anijen “Vlora”
Tridhjetë vjet më parë, anija Vlora mbërriti në brigjet e Barit, në Itali, me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut
8 gushti 1991 njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët mbi një anije mallrash lundruan drejt Italisë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përkujtoi sot 8 gushtin 1991, teksa publikoi foto të anijeve të ngarkuara “me shpresë”.
“Si sot 30 vjet më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit”, shprehet Meta, përcjell Albinfo.ch.
Anija ‘Vlora’, me gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, vijon mesazhi i Presidentit, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit, transmeton Atsh.
Balla: Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte një nga episodet më dramatike
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, përkujtoi këtë ditë, teksa u shpreh se eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte një nga episodet më dramatike, pamjet e të cilit bënë xhiron e gjithë botës.
“Homazh! Sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991 mbërrinte në Bari anija tregtare Vlora, e nisur nga Durrësi, e cila mbante në bord rreth 20 mijë vëllezër dhe motra shqiptarë. Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte një nga episodet më dramatike, pamjet e të cilit bënë xhiron e gjithë botës”, u shpreh Balla.
Veliaj: Ilustrimi unik i aspiratës për liri
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur të publikojë mëngjesin e kësaj fundjave një foto të veçantë të 30 viteve më parë, e cila u bë ilustrimi unik i aspiratës së shqiptarëve për liri pas diktaturës komuniste.
“8 gusht 1991 – 30 vjet anija Vlora Kjo foto e shkrepur nga barezi 16 vjeçar, Lorenzo Turi u bë ilustrimi unik i aspiratës së shqiptarëve për liri pas diktaturës komuniste, por dhe shembulli më i madh i mikpritjes në Bari e më pas gjithë Italinë! Le të mos harrojmë”, shkruan Veliaj.
Më 8 gusht 1991, qytetarë të mbledhur nga të 4 anët e vendit, të vuajtur dhe të varfër, thyen barrierat dhe frikën, duke tejmbushur anijen “Vlora”, e ankoruar në Portin e Durrësit.
Njerëzit qëndronin ku të mundnin, hipnin përmes litarëve dhe kërkonin lirinë dhe “tokën e premtuar”, Italinë.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












