Kosova
Përkujtohet masakra e Mejës si një nga plagët më të thella në historinë e Kosovës
Në përvjetorin e Masakrës së Mejës, udhëheqësit më të lartë të Kosovës kujtuan këtë ngjarje të dhimbshme si një nga plagët më të thella të historisë së vendit.
Presidentja Vjosa Osmani theksoi se 376 shqiptarë të pafajshëm u vranë mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë më 27 prill 1999. Ajo u zotua se kujtimi i martirëve do të jetojë përjetë dhe se e vërteta nuk do të harrohet, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, kërkoi rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e krimeve të luftës. Ai përkujtoi dhimbjen e familjeve të viktimave dhe nënvizoi nevojën për drejtësi dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, theksoi se masakra mbetet një dëshmi e dhembshme e barbarisë dhe një plagë e hapur për Kosovën. Ai ripërsëriti zotimin për të kërkuar drejtësi për viktimat dhe të pagjeturit.
Të gjithë drejtuesit politikë shprehën respekt dhe nderim të përjetshëm për jetët e humbura në Mejë, duke u angazhuar për ruajtjen e kujtimit dhe kërkimin e pandërprerë të drejtësisë
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












