Integrimi
Përkundër integrimit dhe kërkesës së punëdhënësit, familja Gashi duhet ta lëshojë Gjermaninë
Familja Gashu duhet të lëshojë Lauterbach-in, edhepse ajo është e mirë integruar. Para tre vitesh çifti Adriana dhe Shpetim Gashi erdhën nga Kosova në Gjermani, atëkohë me dy fëmijë. Vajza më e madhe tetë vjeçare ndjek klasën e dytë të shkollës fillore, vajza e mesme është gjashtë vjeçare dhe ndjek foshnjoren. Në Gjermani u ka lindur vajza e tretë, ajo është vetëm dy vjeç, shkruan schëarzëaelder-bote.de.
Prindërit flasin rrjedhshëm gjermanishten, ndërsa fëmijët dialektin shvab me cilësinë e gjuhës së nënës. Prej dy vjetësh Shpetimi punon në një firmë Lehmbau Glück, përcjell albinfo.ch.
Ata e prisnin prej kohësh urdhërin për riatdhesim, vetëm se tani është gjithçka zyrtare. Familja Gashi duhet ta lëshojë Gjermaninë prej të shtunën. Se ata janë të integruar, punojnë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë sociale, kjo nuk e ndihmon vendimin e azilit. Gjithashtu edhe kërkesa e punëdhënësit Thomas Glück, se “punëtor si Gashi vështirë se mund të gjendet”, nuk e ndihmuan.
“Pse dëbohen Gashët?” pyet një banore e Lauterbacher-it. “Ata janë aq të integruar, sa që nuk mund të kuptosh se bëhet fjalë për refugjatë.”
Por tashmë gjithçka ka përfunduar. Një ndihmë e fundit për familjen pesë anëtarëshe është iniciativa e udhëheqjes së Këshillit të Prindërve, Sonja Rajsp, e cila ka ftuar gjithë banorët sipas mundësive të ndihmojnë financiarisht. Të hollat mblidhen në foshnjoren Thesi Buchholz ose në sekretariatin e shkollës fillore.
“Paratë më pas do u dërgohen Gashëve drejt Kosovës,” përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












