Lajme
Përkundër pandemisë, komedia „Kthimi i Karl Majit“ shfaqet suksesshëm në Vjenë
Me regji të Blerta Nezirajt, e shkruar nga Jeton Neziraj dhe nën kordinimin e Alban Beqirajt, komedia “Kthimi i Karl Majit” u shfaq në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”.
Vetëm dy ditë para mbylljes totale të Austrisë për shkak të masave të pandemisë, të shtunën, më 20 nëntor, në skenën e teatrit “Akzent” në Vjenë, u dha shfaqja “Kthimi i Karl Majit”.
Me regji të Blerta Nezirajt, e shkruar nga Jeton Neziraj dhe nën kordinimin e Alban Beqirajt, komedia “Kthimi i Karl Majit” u shfaq në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”.
Shfaqja prek një temë të ndjeshme; demonizimin që Evropa Perëndimore ia bënë Ballkanit dhe përgjithësisht Lindjes.
Me një publik të shkëlqyeshëm dhe aktorët e talentuar të shfaqjes si: Adrian Morina, Arta Muçaj, Armend Smajli, Ylber Bardhi dhe Shpetim Selmani, për më se një orë e gjysmë, përmes ironisë dhe paradoksit, aktorët sollën në skenë perceptimin dhe etiketimin perëndimor për shqiptarët, njëkohësisht edhe nivelin primitiv të zhvillimeve qoftë politike apo kulturore që ndodhin në Kosovë.
Kara Ben Nemsi, personazhi i njohur i librave të Karl Majit, arratiset nga Lindja dhe bashkë me një grup aktorësh nga Kosova, ia mësyn “Tokave gjermane”. Në këtë udhëtim gati epik, ai takon Slavoj Zhizhekun, Peter Handken, i njohur si pjesëtar i nëntokës nacional – socialiste.
Në shfaqje përveç publikut shqiptar dhe miqve austriak, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulëzim Pllana.
Pas shfaqjes, albinfo.at mori disa prononcime nga organizatorët, autorin dhe aktorët e shfaqjes.
Kaltrina Durmishi, kryetare e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, theksoi se përkundër masave të rrepta të pandemisë nëpër të cilën po kalon Austria, dhe përkundër rregullit të ri i cili hyri në fuqi ditën e premte, që përveç certifikatës së vaksinimit kërkohej edhe testi negative PCR, publiku megjithatë, dëshironte me çdo kusht të shihte këtë shfaqje. Ata erdhën, dhe e shijuan me të qeshura dhe duartrokitje secilën batutë të aktorëve.
“Natyrisht, se për shkak të masave, një pjesë e publikut anuloj rezervimet, por në këtë situatë në të cilën ishim, jemi jashtëzakonisht të kënaqur dhe falënderues të gjithë atyre që ishin të pranishëm si dhe trupës së aktorëve të cilët kishin marrë rrugën nga Prishtina, për të na sjell momente gazmore dhe energji pozitive në Vjenë. Shfaqja, përmes sarkazmës kishte një mesazh të qartë të cilën publiku e priti shumë mirë”, ka thënë kryetarja Durmishi.
Edhe Jeton Neziraj, autori i shfaqjes “Kthimi i Karl Majit” kishte mbetur i befasuar se si në këto rrethana të pandemisë, publiku kishte gjetur mundësinë për të qenë i pranishëm në shfaqje.
“Në Vjenë kemi ardhur me shumë skepticizëm dhe me pritje të pakta, kjo për faktin që ishim të vetëdijshëm për kufizimet që kishim për shkak të pandemisë dhe situatës alarmante në Austri. Pritëm fare pak publik, ndërkohë që për befasinë tonë, salla e teatrit “Akzent” thuajse u mbush plot. Kjo ishte e jashtëzakonshme që njerëzit edhe në këto rrethana, erdhën për të parë shfaqjen. Reagimi i publikut ishte fantastik. Për ne si grup i shfaqjes, kjo ishte prej reprizave më të mira të kësaj shfaqje. Përveç pritjes së publikut, më duhet të theksoj edhe mikpritjen e jashtëzakonshme nga Këshilli Koordinues, që ishin edhe organizatorë të shfaqjes dhe Javëve të Kulturës. I falënderoj përzemërsisht”, ka thënë për albinfo.at, autori Jeton Neziraj.
Adrian Morina: Edhe sikur të kisha vizë vetëm për 4 orë, do të vija më dëshirë para këtij publiku
Pjesa kryesore e shfaqjes luhej nga aktori i njohur Adrian Morina. Për me ardh dhe luajtur me këtë shfaqje në Vjenë, ambasada në Prishtinë atij dhe një pjese tjetër të aktorëve ua kishte lejuar vizat me afat vetëm për katër ditë. “Kur kemi marrë vizat dhe kemi parë afatin vetëm për katër ditë leje qëndrimi, kemi mbetur të shokuar! Për një moment menduam që të mos udhëtonim fare. Ishim të zhgënjyer. Megjithatë, duke e ditur për të gjitha përgatitjet që po bënte Këshilli Koordinues në Vjenë për këtë shfaqje përkundër situatës me pandeminë, vendosëm me plotë dëshirë që të vinim.
Tani që përfunduam shfaqjen dhe luajtëm në një teatër kaq të mrekullueshëm si teatri “Akzent” që kishte në dispozicion gjitha kushtet e nevojshme për t’u ndierë tamam artistë, dhe që mbi të gjitha kur gjetëm aq shumë ngrohtësi nga publiku dhe nga mikpritja e jashtëzakonshme e organizatorëve, më besoni, që edhe po të kisha vizë vetëm për katër orë, do të vija me shumë kënaqësi. Ju faleminderit të gjithëve, publikut që ishte në sallë dhe organizatorëve. Na keni lënë pa fjalë”, shprehet për albinfo.at. aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Adrian Morina.
Komedia “Kthimi i Karl Majit” interpretohej në gjuhën shqipe, por ndërkohë në një video bim të madh, ishte i përkthyer e gjithë shfaqja me titra në gjuhën gjermane. Kjo mundësoi që këtë shfaqje ta përjetojnë edhe miq të shumtë austriak të cilët ishin nga fusha të ndryshme jetësore.
Shfaqja u dha në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”, aktivitetet e së cilës janë ndihmuar financiarisht nga institucionet austriake.
Edhe gjatë këtij aktiviteti, filmimet janë realizuar nga produksioni “Pro Visual“, ndërkohë partner medial i të gjitha aktiviteteve të “Javëve të Kulturës”, ishte albinfo.at.
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë Pavarësisht rezistencës së Gjermanisë, Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat e importit për makinat elektrike...
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës
-
Në shërbim që nga viti 1976, jep dorëheqjen kryebashkiaku më jetëgjatë i Zvicrës
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin
-
A do të duhet kantonet periferike të ndërpresin linjat e autobusëve dhe trenave?