Lajme
Përmbyset edhe një kamion me mallra serbe
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmbysë sot dhe një kamion tjetër me mallra të Serbisë. Ata thonë se aksionet e tilla do të vazhdojnë
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare në Kosovë, sërish kanë përmbysur një kamioni tjetër me mallra serbe që destinacion kishte tregun kosovar. Kamioni është ndalur në Rrugën e Kombit dhe ishte hedhur nën rrugë, ndërsa konsiderohet si veprim kundër marrëveshjeve Serbi-Kosovë.
Sipas një komunikate lëshuar nga Vetëvendosje, aksioni është zhvilluar pasi që “hegjemonia e Serbisë në Kosovë është e papranueshme, qoftë ajo politike, ushtarake, apo ekonomike”.
“E vetmja e ardhme për të cilën do të punojmë e do të angazhohemi, është ajo e paqes me drejtësi e barazi mes vendeve. Është e papranueshme për ne që Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën, si dhe të fshehë apo të mohojë krimet gjenocidale që ka bërë këtu, në vend që të kërkojë falje e të dëmshpërblejë viktimat. Kjo Serbi që punon aktivisht kundër Kosovës, nuk mund t’i ketë dyert e hapura për prodhimet e saj”, konsideron Vetëvendosje.
Për të pasur reciprocitet tregtar, sipas tyre, është i domosdoshëm në radhë të parë reciprociteti politik.
Vetëvendosje thotë se aksione të tilla do të vazhdojnë derisa qeveria e Serbisë të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës, dhe ‘të mos na i mohojnë të drejtat tona kombëtare’.
“Gjatë aksionit, si dhe gjatë çdo aksioni tjetër të mëparshëm, aktivistët janë kujdesur në maksimum që drejtuesi i mjetit dhe asnjë pasagjer të mos lëndohen fizikisht e të mos frikësohen. Vetëvendosje nuk ka asgjë kundër qytetarëve të cilësdo etni, apo të cilitdo vend”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Ndryshe ky është aksioni i dytë i Vetëvendosjes brenda dhjetë ditësh. Aksioni i parë ishte ndërlidhur me vendimin e Qeverisë së Serbisë për t’i kthyer mbrapa në Kosovë një kontingjent libash, që ishin destinuar për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës. Pasi Serbia nuk lejoi këto libra, Vetëvendosje përmbysi një kamion me mallra serbe.
E-Diaspora
-
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica Në zgjedhjet komunale që u mbajtën të dielën, më 8 mars 2026, dy kandidatë me prejardhje... -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë -
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët Kjo nuk është hera e parë që SEM ka pezulluar vendimet për azil. "SEM i përshtat... -
Rreth 2,700 zviceranë të regjistruar për kthim nga Lindja e Mesme -
16-vjeçari ikën me makinë, humbet kontrollin dhe mbyt një grua -
Parlamenti miraton fondet për viktimat në Crans-Montana -
Kë do ta kandidojë FDP në raundin e dytë për kryebashkiak, pas humbjes së Avdilit












