Integrimi
Përparim Avdili zgjidhet kryetar i FDP-së për qarkun 9 të Cyrihut
Politikisht Avdili angazhohet për Cyrihun si një qendër të fortë ekonomike dhe po ashtu për një politikë liberale dhe largpamëse migracioni
Në kuvendin që ka mbajtur të hënën FDP e qarkut të 9 të Cyrihut, kryetar i ri është zgjedhur aktivisti shqiptar i kësaj partie, Përparim Avdili, shkrusan portali i FDP-së së Cyrihut. I kontaktuar nga albinfo.ch Avdili e konfirmon këtë lajm. Ai i zë kështu vendin kolegut të tij Lukas Walther, i cili e ka udhëhequr me sukses FDP-në e këtij qarku gjatë dy viteve të kaluara.
Politikani 29 vjeçar është nëpunës banke ndërsa është rritur në Altstätten (Cyrih), që bën pjesë në qarkun e 9-të të Cyrihut. Në vitin 2015 ai ka kandiduar për deputet në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, me ç`rast ka arritur të jetë zëvendësimi i parë i deputetit të zgjedhur në qarkun zgjedhor II.
Lukas 31 vjeçar, vendin e të cilit e ka zënë Përparimi, vazhdon të jetë në kryesinë e FDP-së të këtij qarku.
Në zgjedhjet komunale të vitit 2014 FDP e ka ngritur votën e saj në 12.4 %, ndërsa Përparim Avdili zotohet se këtë rrugë suksesi do ta vazhdojë më tutje. Ai premton se në zgjedhjet e radhës do ta rrisë këtë përqindje.
Politikisht Avdili angazhohet për Cyrihun si një qendër të fortë ekonomike dhe po ashtu për një politikë liberale dhe largpamëse migracioni, thuhet më tutje në informatën e përmendur.
Përparimi është lindur para 29 viteve në Lojan të Kumanovës dhe prindërit e kanë sjellë si foshnjë një vjeçe në Zvicër, ku i punonte babai prej vitesh. Gjithë kohën ka jetuar në Cyrih. Këtu ka mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm të ekonomisë. Ka filluar punën në bankën Credit Suise, si llogaritar dhe duke qenë punonjës i kësaj banke, ai ka vazhduar dhe kryer një sërë kualifikimesh e specializimesh për punë bankare.
Aktualisht punon në bankën më të madhe të Zvicrës, në UBS.
Përveç si politikan i FDP-së, Përparim Avdili është mjaft i njohur edhe për angazhimet e tij në komunitetin shqiptar të Cyrihut dhe të gjithë Zvicrës. Ai merr pjesë në shumë aktivitete që organizojnë shqiptarët e këtushëm dhe është aktiv në mjaft nisma dhe projekte që kanë të bëjnë me migracionin.
albinfo.ch ka përcjellë paraqitjen edhe ngritjen e Avdilit në skenën politike të Cyrihut dhe në aktivitetet tjera të tij, që nga fillimi përmes intervistave dhe deklaratave që ka marrë nga ai.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme













