Shkurt.ch

Përplas veturën në tunel, dëmi 100 mijë euro

Vetura ishte Porsche

Të enjten në ora 14:10 në Autostradën A2 në një tunel në Horw LU

, ka ndodhur një aksident në tunel, ku dëmet ishin të mëdha.

Super vetura pas një ndryshimi në korsi ka goditur murin në tunel. Për shkak të përplasjes, vetura ka goditur edhe anën tjetër të murit mbrojtës dhe përfundoi në korsinë e shpejtë, përcjell albinfo.ch.

Shoferi nuk u lëndua, derisa pasagjeri është dërguar në spital, edhe pse është jashtë rrezikut për jetë.

Dëmi ishte i madh dhe vetura duhet të largohej nga vendi. Dëmi i pronës vlerësohet më shumë se 100 mijë franga, përcjell tutje albinfo.ch.

Vendi më pas pastruar. Vetura ishte Porsche