Kosova
Përplasen për dialogun dy presidentët në Bratislavë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në forumin ‘Globsec2019’ në Bratislavë ka deklaruar se nuk mund të ketë dialog nëse vendosim kushte për dialog, ashtu siç po bën Serbia aktualisht.
Në një debat që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Thaçi ka thënë se Vuçiq e di mirë se kush është fajtor për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO, transmeton albinfo.ch.
Presidenti, më tutje, në këtë forum ka përmendur se Serbia nuk ka përmbushur marrëveshjen e energjisë, IBM-it, dhe ka penguar hapjen e urës së Mitrovicës. Por, Vuçiq ka reaguar duke thënë se Serbia ka zbatuar 100 për qind marrëveshjet e arritura në Bruksel, derisa theksoi se Kosova nuk e ka themeluar ende Asociacionin.
Në margjinat e forumit, presidenti Thaçi ka takuar diplomatin amerikan, Philip Reeker, me të cilin bisedoi për vazhdimin e dialogut. Presidenti Thaçi ka theksuar se angazhimi amerikan në këtë proces është garanci për Kosovën.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime Mes pasigurisë së vazhdueshme gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe çmimeve në rritje të karburantit për... -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë













