Lajme
Përurohet “Léman Expres”, linja më e madhe ndërkufitare e trenave në Evropë
Kostoja e ndërtimit të kësaj linje, për pjesën zvicerane ka qenë 1.6 miliard franga, ndërsa për pjesën franceze 230 milionë euro
Sot në Gjenevë, në Zvicrën perëndimore (frankofone), është bërë përurimi i hekurudhës “Léman Express”. Kjo hekurudhë lidh lokalitetin Coppet të Kantonit Vaud me Gjenevën si dhe me stacione të ndryshme hekurudhore, matanë kufirit, në Francë, shkruan srf.ch.
Në solemnitetin e përurimit ka qenë edhe ministrja federale Simonetta Sommaruga (nga 1 janari 2020, presidente e Konfederatës së Zvicrës) dhe shumë përfaqësues politikë të kantoneve përkatëse zvicerane si dhe të Francës.
Me funksionalizimin e kësaj linje hekurudhore pritet të shkarkohet ndjeshëm komunikacioni rrugor në zonën e gjerë të Gjenevës, transmeton albinfo.ch.
Kostoja e ndërtimit të kësaj linje, për pjesën zvicerane ka qenë 1.6 miliard franga, ndërsa për pjesën franceze, 230 milionë euro.
Fillimi i funksionimit të linjës Léman Express është caktuar për 15 dhjetor, kur dhe bëhet ndryshimi vjetor i orareve të trenave në Zvicër. Me këtë akt, jetësohet rrjeti më i madh ndërkufitar hekurudhor i Evropës. Në vijën prej 230 kilometrash kjo hekurudhë i lidh 45 stacione në kantonet Vaud dhe Gjenevë, brenda Zvicrës si dhe në provincën franceze Haute Savoie.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












