Përurohet në Cyrih skulptura e Sislej Xhafës
I pranishëm do të jetë edhe autori i skulpturës që përurohet, artisti kosovar Sislej Xhafa, i cili do të flasë para publikut
Këtë të premte, më 23 shtator, në Parkun Hardau të qytetit të Cyrihut do të bëhet përurimi i skulpturës së punuar nga artisti kosovar me qëndrim në SHBA, Sislej Xhafa.
Kjo skulpturë, në trajtën e shkronjës Y qe zgjedhur më e mira në një konkurs që pati shpallur Komuna e Cyrihut para dy vitesh.
Përurimin e skulpturës e organizon zyra për arte dhe ndërtim e Cyrihut. Solemniteti fillon në orën 19.30 dhe përfundon në orën 21.30. Fjalën e përshëndetjes do ta mbajë këshilltarja e qytetit të Cyrihut, Ruth Genner (anëtare e qeverisë, përgjegjëse për sektorin e ndërtimit).
Një vështrim për veprën e artistit Xhafa do ta mbajë profesori në Shkollën e Lartë të Arteve të Cyrihut, Christoph Schenker. Po ashtu të pranishmëve do t`u drejtohet edhe autori i skulpturës që promovohet, Sislej Xhafa.
Ndërtimi i skulpturës Y është mundësuar me bashkëpunimin në mes të Grün Stadt Zürich, dhe Isntitutit për Arte Bashkëkohore, pastaj Shkollës së Lartë për Arte dhe po ashtu me mbështetjen financiare të fondacionit G+B Schwyzer Stiftung, Baugenossenschaft Zurlinden dhe Migros-Kulturprozent.
Në vendin ku është ngritur skulptura, në Hardaupark, nga Stacioni Kryesor Hekurudhor i Cyrihut shkohet me tramvajin numër 2 ose 3 deri në Albisriederplatz. Ndërsa nga stacioni i trenit Hardbrücke, me autobusin nr. 33, po ashtu deri në Albisriederplatz.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












