Lajme
Përurohet projekti për përpunimin e qumështit të dhisë
Projekti për ndërtimin e një mini-fabrike është financuar nga Komisioni Evropian dhe është implementuar nga organizata “CARE International”
Është hapur mini-fabrika për përpunimin e qumështit të dhisë në Bresalc të Gjilanit.
Duke shprehur mirënjohje për punën që po bëjnë fermerët e kësaj ane, Ministri Blerand Stavileci, ka thënë se Ministria e Bujqësisë është duke punuar për rritjen e kapaciteteve buxhetore, në mënyrë që të përkrahen fermerët dhe bizneset e vendit.
Drejtori i organizatës “CARE International”, Kristof Stok, ka deklaruar se ky është një rast i mirë, sepse krijon mundësi për punësim.
Sipas tij, ky është një lajm i mirë për fermerët e këtij regjioni, pasi që ata tanimë kanë një pikë grumbullimi të qumështit të dhisë, nga e cila do të përfitojnë gjithë kontribuuesit dhe fermerët.
Në këtë projekt janë të përfshirë mbi 100 fermerë dhe mbi 2 mijë krerë dhi. Ky projekt parashihet se do të ketë ndikim në avancimin e gjendjes ekonomike dhe sociale në këtë rajon, dhe në të njëjtën kohë do të shërbejë si shembull edhe për regjionet tjera të vendit.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës













