E-Diaspora

Përurohet traileri i filmit “Patikat i kam diku”

Filmi është një dramë, e cila kohë pas kohe kalon në komedi dhe ka të bëj me jetën e shqiptarëve në mërgim

Filmi shqiptar “Patikat i kam diku” ka parë dritën e tij duke u paralajmëruar përmes një traileri.

Filmi i cili një pjesë të madhe është xhiruar në Zvicër dhe vende të tjera të Evropës, flet për jetën jo aq të lehtë të mërgimtarëve tanë në diasporë. Filmi është një dramë, e cila kohë pas kohe kalon në komedi dhe ka të bëj me jetën e shqiptarëve në mërgim. Filmi i cili ka skenarist Naser Shatrollin dhe regjisor Burim Halitin paraqet jetën e shqiptarëve që jetojnë në Evropë, me problemet dhe gjërat reale të bashkatdhetarëve tanë nëpër Evropë.

Në rolin kryesor të këtij filmi luan Lindi, që luhet nga aktori Veton Shala.

Në film luajnë aktorët: Naser Qevani, Veton Shala, Nora Muçaj, Bislim Muçaj, Bekim Guri, Bashkim Maroshi e Florim Sokoli .

Premiera e filmit pritet të shfaqet në Zvicër, Prishtinë, Tiranë e për të vazhduar në vende të tjera. Po ashtu ky film synon të garojë edhe nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare