Kosova
Përzgjidhet abetarja e përbashkët
Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare tashmë është përzgjedhur.
Ajo do të jetë në duart e nxënësve me 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Shtëpitë botuese që e fituan këtë garë janë ‘Pegi’ dhe ‘Dukagjini’.
Vendimi zyrtar do të bëhet publik ditëve në vazhdim. Megjithatë, siç ka kuptuar RTK, përzgjedhja u realizua më 31 maj. Sidoqoftë, nga ajo datë, ka nisur periudha prej 15 ditësh për ankesa, në rast se kanë shtëpitë e tjera botuese.
Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri është si rezultat i mbledhjes së dy qeverive, në nëntorin e vitit 2021.
Kjo Abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë- Shqipëri.
Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione duke bërë të mos ketë një abetare të njëjtë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













