Kosova
Pesë alpinistë humbën jetën, u goditën nga stuhia e borës në majën më të lartë të Evropës
Mësohet se të paktën 5 alpinistë kanë ndërruar jetë, pasi u goditën nga një stuhi bore në majën më të lartë në Evropë, Elbrus, në kufirin e Rusisë më Gjeorgjinë.
Thuhet se vdekja e pesë alpinistëve u konfirmua nga Ministria Rajonale e Emergjencave e Rusisë, e cila tha se 14 anëtarë të tjerë të grupit janë shpëtuar në kohën kur po mbretëronte mot me erë të fuqishme, dukshmëri të vogël dhe temperaturë -20 gradë. Alpinistët bënë një thirrje për ndihmë pas orës 5 të pasdites së të enjtes, kur ishin në një lartësi prej rreth 4.800 metrave, shkruan Independent.
Nga personat e shpëtuar, 11 prej tyre u dërguan në spital me lëndime. Denis Alimov, i cili ofroi ndihmë për organizimin e ngjitjes, i tregoi agjencisë TASS për tmerrin e përjetuar nga grupi. Gjatë ngjitjes, një grua nuk u ndie mirë dhe u kthye bashkë me njërin nga udhërrëfyesit, tha Alimov, por vdiq më vonë në duart e tij.Grupi tha se dy anëtarë vdiqën nga të ftohtit, ndërsa dy të tjerë e humbën vetëdijen dhe vdiqën përderisa po silleshin poshtë malit, raportoi agjencia AFP.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar











