E-Diaspora
Pesë burra akuzohen për sulm e grabitje ndaj dy shqiptarëve
Po ashtu një polic ka dëshmuar se të rinjtë atëherë kishin planifikuar një veprim ndëshkues ndaj shqiptarëve. Të akuzuarit që nuk kanë sulmuar, do të dënohen për shkak se nuk i kanë ndihmuar shqiptarët
Pesë burra të moshës 20 e 21 vjet janë paraqitur në procesin gjyqësor kundër tyre për sulm dhe grabitje. Ata akuzohen për shkak se kanë rrahur dy shqiptarë. Dy shqiptarët të cilët ishin rrahur në Moenshengladbach nuk janë paraqitur pasi janë larguar nga Gjermania, shkruan ‘rp-online.de’.
Ata nuk janë ftuar për shkak se edhe adresat e tyre nuk dihen. Në seancë u dëgjua deklarata e dëshmitarit, si dhe deklarata që kishin dhënë viktimat në atë kohë në polici, përcjell albinfo.ch.
Dëshmitari 57-vjeçar kishte kaluar në korrik të vitit 2015 në rrugën Giesenkirchener me makinën e tij. Ai ka thënë se ishin 5-6 persona, ndërsa dy ose tre kishin goditur një person, duke e rrëzuar në tokë dhe duke e grushtuar.
I pandehuri 20-vjeçar në sallën e gjyqit ka thënë se shqiptari duhet të marrë mësim, pasi dy ditë më parë së bashku me vëllain e tij e kishin sulmuar atë. Telefoni i ishte gjetur njërit prej personave të akuzuar.
Po ashtu një polic ka dëshmuar se të rinjtë atëherë kishin planifikuar një veprim ndëshkues ndaj shqiptarëve. Të akuzuarit që nuk kanë sulmuar, do të dënohen për shkak se nuk i kanë ndihmuar shqiptarët.
20-vjeçari kishte edhe dhjetëra vepra tjera penale, kurse të tjerët nuk kanë pasur raste të mëdha, me vetëm kundërvajtje.
Një dëshmitar kishte munguar pa arsye në ditën e gjykimit dhe për këtë arsye u dënua me 300 euro, për shkak se mungesa e tij ishte e vazhdueshme.
Procesi me pesë të pandehurit do të rifillojë më 11 korrik.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht... -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë













