Lajme
Pesë të dyshuarit për terrorizëm dërgohen në gjykatë
Pesë persona të arrestuar ditë më parë nën dyshimet për terrorizëm, janë dërguar të dielën pasdite në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Sipas njoftimeve, të dyshuarit pritet të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva. Ndërkohë kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi, ka bërë të ditur se seanca pritet të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërkaq vendimi mund të shpallet nesër.
Burime të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) thonë se tashmë dihen emrat e të dyshurave, dhe ata janë: Enis Latifi dhe Besnik Latifi, nga Vushtrria dhe Milazim Haxhiaj e Gazmend Halilaj nga Istogu, ndërkaq ende nuk dihet emri i të dyshuarit të pestë. Sipas këtij informacioni, tek i dyshuari Enis Latifi janë gjetur dorëza, helm si dhe flamuj të ISIS-it. Për shishen me helm që është gjetur në çantën e të dyshuarit Enis Latifi e ka konfirmuar edhe avokatja Sabrije Jashari.
Këta të dyshuar janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në afërsi të liqenit të Badovcit. Sipas policisë në veturat që ishin të dyshuarit janë gjetur pajisje që propagandojnë ISIS-in. Të alarmuar rreth sigurisë së fabrikës së ujit në liqenin e Badovcit autoritetet e sigurisë të shtunën për disa orë e ndërprenë furnizimin me ujë për Prishtinën, derisa analizat laboratorike treguan se uji nuk kishte qenë i kontaminuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












