Lajme
Pesë të vdekur në dy ortekë në Austri
Shtatë skiatorë u mbuluan nga orteku. Katër prej tyre u nxorën të vdekur. Pak më parë, një grua u kap nga një ortek dhe vdiq nën dëborë
Pasditen e kaluar, një ortek goditi malin Finsterkopf, 2,150 metra të lartë, në luginën Grossarltal në landin e Salzburgut. Shtatë skiatorë u mbuluan nga orteku. Sipas njësisë së shpëtimit malor, katër anëtarë të grupit u nxorën të vdekur, transmeton albinfo.at. Të tjerët pësuan lëndime, disa prej të cilave serioze.
Pak më parë, një grua që po bënte ski me burrin e saj u kap nga një ortek pranë Bad Hofgastein. Ajo gjithashtu vdiq nën dëborë, shkruan sda.ch.
Në të dyja rastet, origjina dhe mosha e të ndjerëve dhe të plagosurve janë ende të paqarta.
Një kontingjent i madh shpëtimtarësh u dërgua në dy aksidentet. Sipas raportimeve, 90 shpëtimtarë malorë, personel tjetër emergjent dhe disa helikopterë ndihmuan në nxjerrjen e të vdekurve dhe transportimin ajror të të plagosurve në spitale.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













