Lajme
Pesë veta nga Kosova dhe Shqipëria arrestohen duke punuar “pa letra”
Personat nga mosha 25 deri në 52 vjeç dhe punëdhënësit e tyre do të raportohen te prokurori publik i kantonit St.Gallen
Në mëngjesin e të martës, 28 mars 2023, gjashtë punëtorë “pa letra” janë arrestuar në një kantier të madh ndërtimi në Rorschach të Kantonit St. Gallen, transmeton albinfo.ch Pak pas orës 8 të mëngjesit, në kantierin në fjalë janë kontrolluar të gjithë të pranishmit, gjashtë prej të cilëve nuk kanë mundur të dëshmojnë leje pune.
Punonjësit klandestinë, një boshnjak, dy shtetas të Shqipërisë dhe tre të Kosovës, janë arrestuar nga policia e kantonit St.Gallen.
Personat nga mosha 25 deri në 52 vjeç dhe punëdhënësit e tyre do të raportohen te prokurori publik i kantonit St.Gallen. Masat ndaj tyre do të shqyrtohen në përputhje me ligjin për të huajt, edhe nga zyra përgjegjëse e migracionit, shkruan polizei-schweiz.ch.
Gjithashtu, gjatë kontrollit janë kontrolluar edhe katër shtetas bullgarë të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet në procedurën e regjistrimit, përcjell albinfo.ch. Punëdhënësit e tyre po ashtu raportohen në zyrën e prokurorit publik të kantonit St.Gallen.
Gjatë kontrollimit, ishin angazhuar sisa punonjës të policisë së kantonit St.Gallen dhe një punonjës i Zyrës për Ekonomi dhe Punë të kantonit St.Gallen.
Burimi i lajmit dhe i fotos: Kapo SG
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri Këngë dhe valle shqiptare për Pavarësinë e Kosovës në Kapfenberg dhe Graz... -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike












