Fun
Pesë vitet e fundit, më të ngrohtat në histori
"Ne kishim periudhën më të ngrohtë pesë vjeçare në histori, dhe viti 2015 mori epitetin e vitit më të ngrohtë. Ky rekord do të tejkalohet në vitin 2016"
Pesë vitet e fundit kanë qenë vitet më të ngrohta në histori dhe gjithnjë është konfirmuar se përmbytjet dhe nivelet e detit në rritje janë shkaktuar nga ndryshimi i klimës, ku faktori njerëzor është përgjegjës kryesor, thanë Kombet e Bashkuara (OKB).
“Ne kishim periudhën më të ngrohtë pesë vjeçare në histori, dhe viti 2015 mori epitetin e vitit më të ngrohtë. Ky rekord do të tejkalohet në vitin 2016 “, tha për Reuters Petteri Talas, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike.
Kjo organizatë, si më ekstreme i ka konsideruar thatësirën dhe urinë në Afrikë, gjatë 2011/12, kur humbën jetën 250 mijë njerëz dhe tajfunin në Filipine, nga i cili në vitin 2013 pësuan 7,800 njerëz.
Stuhia “Sandy” në vitin 2012 shkaktoi dëme prej 67 miliardë dollarësh, kryesisht në SHBA. Raporti i Organizatës Botërore Meteorologjike u publikua në samitin në Marrakesh, në të cilin u mblodhën rreth 200 vende për të zbatuar marrëveshjen globale për të luftuar ndryshimet klimatike.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












