Lajme
Pestova rritë kapacitetet për përpunimin e patates
Kompania “Pestova” ka inauguruar projektin e ri për përmirësimin e ruajtjes dhe përpunimit të patates, i cili është financuar nëpërmjet granteve edhe nga Komisioni Evropian.
Ministri i BPZHR-së, Blerand Stavileci, ka deklaruar se grantet e Komisionit Evropian, të cilat për herë të parë janë akorduar në vitin e kaluar janë modelet më të frytshme për bujqësinë kosovare.
Ndërsa, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stick, ka theksuar se ky investim, përveç që do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të kompanisë, do të ndikojë edhe në rritjen e besueshmërisë në produktet e prodhuesve kosovarë.
E gjithë kjo u quajt storie suksesi e përbashkët nga pronari i kompanisë “Pestova”, Bedri Kosumi, i cili ka thënë se tash ka kushte shumë më të mira për përpunimin dhe procesimin e patatave.
Ky projekt ka kushtuar gjithsej 562 mijë euro dhe është financuar në shkallën prej 70 % nga Komisioni Evropian.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












