Futboll

Petkoviq: Italia favorite, por ne do të japim 120 %

Vladimir Petkoviq ka folur para ndeshjes ndaj Italisë

Zvicra dhe Italia përballen nesër nga ora 21:00, në kuadër të Grupit A të Euro 2020, shkruan albinfo.ch.

Përzgjedhësi i Zvicrës kishte vetëm fjalë të mira për Azzurrët. “Ata kanë një ekip fantastik dhe janë favorit për të triumfuar në këtë turne”, shprehet Petkoviq.

Por, sidoqoftë ai mbetet optimist. “Ne duhet të tregojmë cilësitë tona, duhet të befasojmë. Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë duke luajtur futbollin tonë. Ne do të duhet të jemi më të shpejtë, më cinik para portës.

Duam të japim 120% ashtu siç bëmë kundër ekipeve të tjera të mëdha. Do të duhet të jemi më mirë për të gjitha minutat. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje ta fitojmë ndeshjen”, theksoi trajneri i Zvicrës.

Zvicra e nisi me barazim ndaj Uellsit 1:1, kurse Italia triumfoi 3:0 përballë Turqisë.