Shqipëria
Pezullohet licenca e “Fly Ernest”, vonesat e shumta të fluturimeve
Kompania “Lufthansa” u prish planet udhëtarëve, mbërrin me vonesë në Rinas. Pasagjerët të shqetësuar: Jemi nisur për festa, por mbetëm rrugëve
Është bërë e ditur se kompania Enti Nacional i Italisë për Aviacionin Civil pezulloi ketë të diel licencën e kompanisë së fluturimeve “Fly Ernest”. Nga sot kësaj kompanie, e cila operon edhe në Shqipëri, nuk i lejohet më shitja e biletave.
Së fundi ENAC ka sqaruar se për “Fly Ernest” vendimi për pezullimin do të hyjë në fuqi më 13 janar 2020. Sipas njoftimit, kompanisë ajrore i është pezulluar licenca për shkak të vonesave të shumta Shqipëri-Itali.
“Sipas vendimit të ENAC, edhe pse licenca e kompanisë mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, duke marrë parasysh festat në Shqipëri dhe Ukrainë, “Ernest” nuk do të mund të nxjerrë më bileta në shitje. ENAC gjithashtu vlerëson se lejimi i licencës deri në 13 janar nuk rrezikon sigurinë në operim të kompanisë. Gjatë kësaj kohe, nëse transportuesi siguron elementët e garancisë të kërkuara nga Rregullorja (KE) nr. 1008/2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian dhe këto elementë vlerësohen në mënyrë të favorshme nga ENAC, masa e pezullimit mund të revokohet. Nga ana e tij, Autoriteti i Avicionit Civil Shqiptar ka vendosur menjëherë kontaktin me autoritetin italian, për të marrë më shumë informacion për situatën e krijuar dhe për planin e kompanisë për mbrojtjen e pasagjerëve që mund të preken”.
Sipas infomacioneve thuhet se pezullimi i licencës erdhi si pasojë e mosrespektimit të normativave evropiane nga kompania e fluturimeve. “Fly Ernest” do të mbahet nën vëzhgim dhe do të monitorohet ENAC.
Po ashtu, AAC u bën apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë prerë bileta me këtë kompani ajrore, që të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë ose agjencinë e biletës para ditës së fluturimit. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran














