Lajme
“Honda” pezullon prodhimin në Britani
Sipas informacioneve të fundit, autoritetet zyrtare të firmës së prodhimit të veturave “Honda” kanë ndaluar përkohësisht prodhimin në fabrikën e saj në Angli (Britani e Madhe), pasi vonesat e transportit të lidhura me pandeminë e COVID-19 dhe përgatitjet për Brexit e lanë atë me një mungesë të autopjesëve, përcjell albinfo.ch.
Kompania tha se u detyrua të merrte vendimin, sepse vonesat “e lidhura me transportin” e lanë atë pa pjesë. Fabrika mbështetet në sistemin e shpërndarjes “vetëm në kohë”, në të cilin pjesët arrijnë ashtu siç janë të nevojshme për montim dhe nuk ruhen në vend, duke rritur efikasitetin.
“Situata aktualisht po monitorohet me synimin për të rifilluar prodhimin sa më shpejt të jetë e mundur”, bëri të ditur “Honda” në një deklaratë.
Po ashtu, përçarja e tregtisë ndërkombëtare, e shkaktuar nga pandemia, po shkakton vonesa, pasi kontejnerët bosh bllokojnë portet e Britanisë së Madhe.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












