Lajme
OKB në alarm për drogën, rritet prodhimi dhe konsumi
Numri të varurve nga droga në mbarë botën u rrit me çerekun e tyre në dekadën e fundit, sipas raportit të OKB-së.
Që fëmijë, Peter eksperimentoi me të ëmën ilaçet e gjumit. Vite më vonë ai nisi të merrte morfinë dhe tashmë është i varur prej 20 vitesh, njësoj si miku i tij që konsumon heroinë. Të dy preferojnë të ruajnë anonimatin.
“Ajo të ngroh dhe më pas humbet. Stresi dhe të gjitha shqetësimet zhduken.” – u shpreh Martini, një i varur nga heroina.
“Është e vetmja kënaqësi për një të varur nga droga. Unë e marr 3 herë në ditë, por me kalimin e viteve efekti dobësohet.” – tha Peter i varur nga morfina.
Të dy ata janë marrë nën kujdesin e një OJQ-je dhe në përpjekje për të hequr dorë nga lëndët me bazë opiumi kanë marrë ilaçe zëvendësuese, që japin të njëjtin efekt, por nuk të kthejnë në vartës.
Gjatë pandemisë, shumë vende ndryshuan teknikën e trajtimit. Pacientët tani mund ta marrin ilaçin zëvendësues në shtëpi, pa qenë nevoja të shkojnë nëpër klinika.
Peter, 51 vjeç, është shtruar për rehabilitim 5 herë, por pa sukses.
“Nëse nis të abuzosh me drogën nuk ka mënyrë shpëtimi. Dhe këtë nuk e them unë. Nga 200 persona që kam parë në trajtim, vetëm 2 ose 3 arritën të hiqnin dorë prej saj,” – tregoi ai.
Sipas Kombeve të Bashkuara, nuk ka vetëm një rritje të konsumit të heroinës por edhe në prodhimin e kokainës, që arrin deri në 2 mijë tonelata. Pas një uljeje të përkohshme në 2014-n, prodhimi është dyfishuar, me Evropën dhe Amerikën e Veriut që janë tregjet kryesore.
Për herë të parë Agjencia e OKB-së për Drogën dhe Krimin mundi të krahasojë përdorimin e drogës tek burrat dhe gratë, duke zbuluar rezultate shqetësuese.
“Për gratë ka më shumë vështirësi në aksesin për ndihmë krahasuar me burrat. Studimi ka treguar se ekzistojnë një numër sfidash: një prej tyre është stigmatizimi, tjetra pranueshmëria,” – deklaroi Angela Me nga Agjencia e OKB-së për Drogën dhe Krimin
Aksesi i pabarabartë ndaj mjekimit është evident tek amfetaminat. Në mbarë botën, gjysma e përdoruesve janë femra, por vetëm një në 5 persona në trajtim është grua./Euronews
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













